6 eko autobusat të cilat u donuan nga Bashkimi Europian dhe që u promovuan më 26 nëntor 2024, nga sot janë lëshuar në përdorim.

Pas dy muajve që kur iu dorëzuan Ndërmarrjes Qarkulluese Publike-Shkup, autobuhet e rinj filluan të qarkullojnë në linjat 2, 4, 5, 7, 15, 16, 24 dhe 50.

Megjithatë, janë vërejtur gabime drejtshkrimore në tabelat orientuese të autobusëve të rinj ekologjik.

Tabelat orientuese janë në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. Gabimet drejtshkrimore janë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.

Në vend të “Dalje në rast rreziku” e kanë shkruar “Dalje Në Rast Rreziku” pra çdo fjalë është shkruar me shkronjë të madhe, ndërkaq në sqarimin e mëposhtëm në vend të “Në rast rreziku thyeni xhamin” e kanë shkruar “Në rast rrezik thyeni xhami”.

Kujtojmë se 6 autobusë të rinj ekologjik i dhuroi Bashkimi Europian pëmres projektit “BE për ajër të pastër”.