Sot, kur festojmë Shën Trifunin, mbrojtësin e kultivuesve të rrushit, u realizua pagesa prej 315.745.324,00 denarësh për 11.689 persona.

Pagesa i referohet nënmasës 1.11 për prodhimin e realizuar të rrushit.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë deklaruar sipërfaqe të punueshme bujqësore me vreshta dhe që prodhimin e realizuar të rrushit e kanë dorëzuar tek një grumbullues i regjistruar, përfshirë edhe rrushin e prodhuar për kapacitetet e tyre përpunuese ose prodhimin e përdorur për nevoja vetjake dhe shitje në treg.

Shuma e pagesave direkte rritet për 8.400 denarë për hektar në krahasim me shumën e përcaktuar të pagesave direkte nga nënmasa 1.11.

Përkujdesja për bujqit vazhdon edhe më tej.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume