Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka vlerësuar diplomatin Daniel Serwer, duke theksuar njohuritë e tij të thella mbi vendin tonë dhe përkushtimin e tij me mençuri dhe dashuri.

Ai ka theksuar se takimet me Serwerin janë gjithnjë një përvojë e çmuar. Aktualisht, Daniel Serwer është anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në SAIS, Universiteti Johns Hopkins.

“Biseda me Daniel Serwer është gjithnjë një përvojë e çmuar. Ai është një diplomat që di aq shumë për vendin tonë dhe mbi të gjitha mendon me shumë dashuri dhe mençuri për të. Aktualisht Daniel Serwer është anëtar i Lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins”, ka shkruar Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume