Policia qëllon me plu*ba gome, protesta e shpërndarë në disa zona. Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë
Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate në drejtim të qytetarëve. Gjithashtu, efektivët kanë qëlluar me plumba gome, edhe pse ata përdoren vetëm kur rrezikohet jeta e një polici. Të rinjtë protestues janë shtyrë tashmë tek Parku Rinia, por se nuk janë tërhequr.
Policia ka marrë nën kontroll Bulevardin dhe zonën e Parkut Rinia, pas tensioneve dhe përplasjeve me protestuesit.
Sakaq një pjesë e protestuesëve janë larguar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, një pjesë janë te sheshi ”Skëndërbej”, dhe një grup janë në Bulevard.