Privohen nga liria 12 shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“, 10 kanë vozitur pa e dhënë provimin e vozitjes
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në shtet, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Nga këta, 10 kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: D.G. (20) dhe K.D. (23), I.Sh. (28), S.T. (20), të gjithë nga Shkupi, R.Sh. (22) nga fshati Moranë, rrethina e Shkupit, A.V. (20) nga fshati Radishan, rrethina e Shkupit, L.М. (59) nga fshati Resavë, rrethina e Kavadarit, N.Ј. (35) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, si dhe A.A. (18) nga Prilepi dhe D.K. (18) nga fshati Topollçan, rrethina e Prilepit. Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit kanë drejtuar D.Q. (47) nga Velesi dhe M.B. (30) nga Krusheva. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për një komunikacion më të sigurt.