Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump.

Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t’iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës.

Debati i plotë:

JD Vance: Për katër vite në SHBA kemi pasur një President i cili doli në konferenca për shtyp dhe foli si i fortë kundër Vladimir Putin dhe pastaj Putin pushtoi Ukrainën dhe shkatërroi një pjesë madhe të vendit. Rruga drejt paqes dhe prosperitetit është ndoshta të angazhohesh në diplomaci. Ne e provuam që të tregonim kraharorin dhe të bënim sikur fjalët e Presidentit të Amerikës kishin më shumë rëndësi se sa veprimet e tij. Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është angazhimi i saj në diplomaci dhe atë po bën Presidenti Trump.

Zelenski: A mund të të pyes?

Vance: Po.

Zelenski: Ai na pushtoi një pjesë të madhe të Ukrainës, pjesën lindore në 2014. Gjatë atyre viteve dhe nuk po flas vetëm për Presidentin Biden, në atë kohë ishte Presidenti Obama dhe pastaj Presidenti Trump, ishte Biden dhe prapë Trump dhe zoti e bekoftë, Trumpi do e ndalojë atë. Në 2014 asnjë nuk e ndaloi, ai pushtoi dhe vrau njerëz.

Trump: Në 2015.

Zelenski: Jo në 2014.

Trump: Nuk isha këtu.

Zelenski: Po, por nga 2014 deri në 2022 situata ishte e njëjtë. Njerëzit kanë vdekur në fushë betejë dhe askush nuk e ndaloi atë. Ne kemi pasur biseda me të, shumë biseda. Bisedat e mia bilaterale me të dhe kam firmosur me të në 2019. Firmosa një marrëveshje me atë Macron dhe Merkel armëpushimin. Të gjithë më thanë që ai nuk do ta shkelë armëpushimin sepse ishte kontratë. Pas kësaj ai e prishi armëpushimin, vrau njerëzit tanë dhe nuk shkëmbeu të burgosur. Për çfarë diplomacie po flasin SHBA-të tani? Çfarë nënkuptoni.

JD Vance: Po flas për atë lloj diplomacie që do të ndalojë shkatërrimin e vendit tënd. Zoti President mendoj se është mungesë respekti ta argumenti këtë përpara mediave, tani po i vini rrotull sepse keni mungesë ushtarësh. Ju duhet ta falenderoni Presidentin (Trump) që po përfshihet në këtë konflikt…

Zelenski: Ti nuk ke qenë ndonjëherë në Ukrainë për të na thënë ne se çfarë problemesh kemi. Hajde njëherë…

JD Vance: Në fakt i kam ndjekur historitë dhe e di se çfarë ndodh kur i sjell njerëzit në një tur propagande. A e kundërshton që ke pasur ndonjë probleme të rekrutosh njerëz në ushtri?

Zelenski: Çfarë? Po, kemi probleme. Do të përgjigjem…

JD Vance: Është mungesë respekti të vish në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë dhe të atakosh administratën e cila po tenton të ndalojë shkatërrimin e vendit tënd.

Zelenski: Kam shumë pyetje, le të fillojmë nga fillimi. Gjatë luftës të gjithë kanë probleme. Përfshi edhe ju, por ju keni një oqean dhe nuk e ndjen tani, por ta ndjesh në të ardhmen.

Trump: Ti nuk e di atë.

Zelenski: Zoti të bekoftë.

Trump: Mos na trego se si do të ndihemi ne. Ne po tentojmë të zgjidhim problemin. Mos na e thuaj çfarë do ndjejmë ne sepse ti nuk je në asnjë pozitë për ta diktuar atë.

Zelenski: Nuk po e them, por po kthej përgjigjen e pyetjes.

Trump: Ti nuk je në asnjë pozitë për të na diktuar si do ndihemi ne. Ne do ndihemi shumë mirë.

Zelenski: Do ndjesh influencën.

Trump: Tani nuk je në një pozicion të mirë. Ke lejuar veten të jesh në një pozitë shumë të keqe.

Zelenski: Që nga fillimi i luftës…

Trump: Ti nuk je në pozitë të mirë. Nuk i ke kartat tani…

Zelenski: Nuk jam duke luajtur me karta.

Trump: Po, po luan me karta.

Zelenski: Jam shumë serioz zoti President.

Trump: Je duke vënë në lojë jetën e miliona njerëzve, je duke vënë në lojë Luftën e Tretë Botërore.

Zelenski: për çfarë po flet?

Trump: Ajo që po bën është mungesë respekti për këtë vend.

Zelenski: Unë kam respekt.

JD Vance: Gjatë gjithë takimit sot a ke thënë ndonjëherë ‘faleminderit’? Keni shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën në tetor dhe duhet të thuash fjalë mirënjohje për administratën dhe Presidentin…

Zelenski: Për çfarë po flet?

JD Vance: …që po tenton të ndihmojë vendin tënd.

Zelenski: E thua atë dhe nëse do flasësh me zë të lartë për luftën…A mund të flasësh?

Trump: Jo ke folur shumë. Ai nuk po flet me zë të lartë, por vendi jot është në telashe të mëdha.

Zelenski: E di.

Trump: Ti nuk do ta fitosh këtë. Ke një shans shumë të mirë për të dalë nga kjo situatë vetëm prej nesh.

Zelenski: Zoti President ne jemi duke qëndruar në vendin tonë, po qëndrojmë të fortë që nga fillimi i luftës kemi qenë vetëm. Por jemi mirënjohës.

Trump: Nuk ke qenë vetëm, ne të kemi dhënë ty nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë. Ne të dhamë ty pajisje ushtarake…

Zelenski: Më ftove që të flas…

Trump: Nëse nuk do ishte për pajisjet tona ushtarake kjo luftë do kishte mbaruar për dy javë.

Zelenski: Në tre ditë, se e ke dëgjuar nga Putin, në tre ditë.

Trump: Ndoshta më pak. Po të them që do jetë shumë e vështirë të merremi vesh në këtë mënyrë.

JD Vance: Ti nuk ke thënë faleminderit.

Zelenski: Ia kam thënë disa herë popullit amerikan.

JD Vance: Ne kemi mosmarrëveshje dhe hajde shkojmë i sheshojmë ato në vend që ti tregojmë ato në sytë e mediave amerikane. Ne e dimë që e ke gabim.

Trump: Unë në fakt mendoj që është mirë për popullin amerikan që ta shohë prandaj e lashë të vazhdojë kaq gjatë. Ti duhet të jesh falenderues, se nuk i ke kartat.

Zelenski: Jam falenderues.

Trump: Njerëzit e tu po vdesin, nuk ke ushtarë.

Zelenski: E di, zoti President ju lutem…

Trump: …dhe pastaj na thua nuk dua armëpushim. Në qoftë se ti mund të marrësh një armëpushim tani që ti ndalosh plumbat në ajër dhe të mos vriten më njerëz.

Zelenski: Sigurisht që ne duam ta ndalojmë luftën.

Trump: Por ti më the që nuk dua armëpushim. Unë dua armëpushim, por ti nuk e do se po vjen më shpejt se marrëveshja.

Zelenski: Pyet njerëzit e mi a e duan armëpushimin.

Trump: Biseda nuk ka qenë më mua, ishte me një President jo shumë i mençur, as Obama.

Zelenski: Ishte presidenti juaj.

Trump: Obama të dha rroba ushtarake, kurse unë të dhashë raketat Javelin. Dhe deklarata është “Obama dha rroba, Trump dha Javelin”. Më lejo të them, ti nuk ke kartat. Me ne i ke kartat, pa ne s’ke asnjë kartë.