Ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dje hodhi dyshime mbi ndërtimin e UNT-së në Shkup për shkak të mos kalimit si investim në vitin 2025 nga ana qeverisë si dhe në Byronë për Furnizime Publike nuk kishte kaluar si projekt.

Pas këtyre akuzave nga Shaqiri ka reaguar Mukadese Hajdari nga Lëvizja Demokraitke si dhe sekretare në UNT duke hedhur poshtë këto pretendime të ish ministrit. Sipas saj UNT-ja do të ndërtohet dhe ka kaluar në seancën e 46 të qevrisë dhe janë siguruar edhe mjetet.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe heqjes së mjegullës nga lajmet e rrejshme, bashkëngjitur po e publikoj vendimin e Qeverisë së RMV nga seanca e 46-të në të cilën janë siguruar mjetet finansiare dhe është dhënë pëlqim për furnizim shumëvjeçar publik.
KAMPUSI I UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA” në Shkup, një ëndërr që po bëhet realitet!” ka shkruar Hajdari.

Nryshe UNT-ja pritet të jetë një nga universitet më të mira në Shkup për nga infrastruktura./TS/