Vajza e Surroit me Kurtin në Munih, Mehmetaj: Veton Surroi takohej me Markoviçin, kjo s’i pengon militantit të VV-së
![Vajza e Surroit me Kurtin në Munih, Mehmetaj: Veton Surroi takohej me Markoviçin, kjo s’i pengon militantit të VV-së](https://tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-1-703x430.webp)
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi vajza e Veton Surroit, Zojë Surroi, u pa me kryeministrin Albin Kurti nëpër takime, derisa ky i fundit po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Mehmetaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se edhe babai i saj, Veton Surroi dikur takohej me funksionarin e lartë të SPS-së, Mihajlo Markovic, që ishte krahu ekstrem i partisë së Millosheviqit.
Mehmetaj derisa ka publikuar edhe pamje, ka thënë se “militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje kjo nuk po u pengon aspak”.
Postimi i plotë:
Dikuj po ia jepke zoti…
Qe keta Surrojt. Edhe me Milloshevicin mire, edhe me Albin Kurtin mire.
Veton Surroi takohej ne te 90-tat me funksionarin e larte te SPS-se, Mihajlo Markovic, krahu ekstrem i partise se Milloshevicit.
Tash, vazja e tij, Zoje Surroi, ne ekip te kryeministrit te Kosoves ne Konferencen e sigurise ne Mynih.
Bravo ju qofte tybe.
A, militantit te VV-se nuk i pengon fare kjo. Pse athu?