VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po përdor temat etnike për të mbrojtur krimet dhe nepotizmin e tyre.

“BDI-ja e listave të zeza nuk ka lidhje me interesat e shqiptarëve, i përdor ata si mburojë për të fshehur krimin dhe nepotizmin e vet! Piskamat për “deshqiptarizim” e “spastrime etnike” janë vetëm tymnajë për të mbuluar panikun nga humbja e privilegjeve dhe frikën nga drejtësia. Po të kishin menduar ndonjëherë për shqiptarët, do t’u kishin zgjidhur hallet për 20 vjet. Por çfarë bënë? Krijuan pashallëk për familjarët e tyre, rehatuan kunata e nipa në “kullotat e pushtetit” dhe shqiptarët i lanë pa punë, duke i detyruar të ikin nga vendi!
M-NAV është vetëm një shembull i turpshëm i kësaj piramide familjare të BDI-së, një bastion ku vetëm mbiemri i duhur të jep vend pune me rrogë të majme!

Ja si BDI-ja ka “mbrojtur” shqiptarët duke i rehatuar të vetët:

• Verona Grubi – kunata e Artan Grubit si udhëheqëse e Arkivit.
• Besa Halimi – kunata e Ejup Halimit si udhëheqëse e prokurimeve.
• Afërdita Halimi, Ajsere Aliu, Rumeja Osmani – familjarë të Ejup Halimit.
• Gzime Hasani – bashkëshortja e Muharrem Hasanit.
• Rejhane Osmani – motra e Bujar Osmanit.
• Arbin Veseli – nipi i Bekim Nezirit.
• Burak Ismaili – djali i Hisni Ismailit.
• Samir Bushi – djali i Nazif Bushit.

A është kjo barazia e shqiptarëve që kërkon BDI? Sigurisht që përgjigja është një JO e madhe! Ata krijuan “ndërmarrje familjare” me paratë e shtetit, ndërsa rinia shqiptare mbeti rrugëve, e papunë dhe e dëshpëruar! VLEN do ta çmontojë këtë sistem të kalbur dhe do të sjellë drejtësi për të gjithë shqiptarët”, thonë nga VLEN.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume