Përplasjet mes VMRO-së dhe BESËS gjegjësisht Bilall Kasamit vazhdojnë të rriten. SIç mëson portali TS, qeveria e Maqedonisë së Veriut ua ka marrë nënshkrimin dy drejtërove të BESËS dhe ata nuk kanë më asnjë të drejtë veprimi si drejtor në drejtoritë që udhëheqin. Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndonjë informacion se pse ju është marrë e drejta e nënshkrimit, por TS ka mësuar nga punonjësit e dy drejtorive pasi drejtori ka të drjetë vetëm me nënshkru pushimet e punëtorve asgjë tjetër.
Nuk dihet nëse marrja e nënshkrimve ka të bëje me keqpërdorim të detyrë apo një përplasje që thellohet çdo ditë mes VMRO-së dhe Bilall Kasamit.
Portali TS, do të vazhdojë të kërkojë informacion edhe më tej nga qeveria e Maqedonisë së Veriut se cili është shkaku i marrjes së nënshkrimit të drejtërove të BESËS.
Nga Lëvizja BESA për portalin TetovaSot nuk japin asnjëherë përgjigje, andaj edhe nuk i kemi parashtruar pyetje në lidhje me marrjen e nënshkrimeve.
Vlen të thekësohet se përplasja mes VMRO-së dhe Bilall Kasamit ka nisur nga premtimi i ndërtimit të Kishës nga ana e Bilall Kasamit, pastaj ka vazhduar me prishjen e disa garazheve të kryetarit të degës së VMRO-së në Tetovë ku më pas Kasami ka dhënë leje ndërtimi për njerëz zë afërt të tij dhe fundi i konfliktit është ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë. Kasami mori iniciativë për të ndryshuar emrat pa u konsultuar me VMRO-në, ku pati një goditje direkte nga kryeministri Mickovski i cili u shpreh se deri sa është ai kryeministër asnjë emër nuk do të ndryshohet në Tetovë dhe nuk do të kalojë në qeveri ai propozim i Bilall Kasamit.
Gjithashtu, komuna e Tetovës është e bllokuar në Ministirnë e Transportit, ministri Nikollovski nuk i nënshkruan asnjë dokument që është kërkesë e komunës dhe që mba nënshkrimin e Bilall Kasamit. Ministri Nikollovski e ka anuluar edhe pëlqimin e ndarjes së parcelave në Kodrën e Diellit ku Kasami kishte premtuar se do të ndryshohet plani detal dhe do të nis procedura për shitjen e parcelave në Kodrën e Diellit.
Gjatë qeverisjes së Bilall Kasamit në Kodrën e Diellit janë ndërtuar shumë vikendshtëpiza pa leje që janë në procedurë hetimi si nga prokuroria dhe policia.
Ndryshe nëse këto mosmarrëveshje mes Bilall Kasamit dhe VMRO-së nuk do të përmirësohen, Kasami do ta humb Tetovën në zgjedhjet e tetorit të këtij viti./TS/