Trajneri spanjoll, Çabi Alonso është në pritje të një takimi të ri me drejtuesit e Bayer Leverkusen për të përcaktuar të ardhmen e tij në mes të një tjetër sezoni të shkëlqyer. Koha për një vendim po afron, siç pasqyrohet në agjendat e Çabi Alonsos dhe drejtuesve të klubit. Sipas gazetës Marka, zgjidhja e dyshimeve për të ardhmen e trajnerit është planifikuar për në mars. Drejtuesit e gjermanëve janë të kapur pas asaj kontrate njëvjeçare, por ende frikësohen nga besnikëria e Alonsos për ish-klubet e tij. Real Sosiedad, Real Madrid, Bayern Mynih dhe Liverpuli janë klubet që Alonso mund të kalojë në të ardhmen dhe Leverkuseni synon ta ndalojë një gjë të tillë. Lufta për trofeun e Bundesligës dhe kalimi në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve ka bindur drejtuesit e klubit gjerman të mbajnë sa më gjatë Alonson.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume