Ylli Pacuku nga Forumi Rinor i BDI-së ka bërë të ditur se është takuar me Ardi Saitin, të riun nga Kumanova, ndaj të cilit është shqiptuar vendim me 3 muaj burg, pasi kishte shpalosur flamurin kombëtar shqiptar në automjetin e tij gjatë festës së 28 Nëntorit të vitit të kaluar.

Pacuku e ka cilësuar Ardin si një të ri shembullor dhe student të stomatologjisë, i cili qëndron krenar për identitetin e tij kombëtar.

Në reagimin e tij, Pacuku thekson se flamuri shqiptar përfaqëson identitetin, historinë dhe krenarinë kombëtare dhe se shpalosja e tij nuk duhet të trajtohet si krim.

Ai ka bërë të ditur se me Ardin kanë rënë dakord që më 28 Nëntor ta festojnë së bashku Ditën e Flamurit, me krenari dhe kokën lart.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume