Sonte zhvillohen dy kompeticionet e tjera të UEFA-s, ai i Europa League dhe Conference League, faza e 1/8 së finales.

Në Ligën e Europës do ketë ndeshje tejet interesante, ku Roma e pret në shtëpi Athletic Bilbaon, shkruan Indeksonline

Manchester Unitedi udhëton në Spanjë për t’u përballur kundër Real Sociedadit, ndeshje kjo që nis nga ora 18:45.

Në Conference League vëmendja më e madhe është te Chelsea, të cilët udhëtojnë në Danimarkë për t’u përballur me Copenhagenin. Ky takim nis nga ora 18:45.

Në program sonte duke i përfshirë të dyja kompeticionet janë plot 16 ndeshje./Indeksonline/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume