Për shkak të rritjes së temperaturave ditët e fundit, është rritur numri i zjarreve në ambiente të hapura. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar janë regjistruar 60 zjarre, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut (QMK).

Sipas QMK-së, deri në mesnatë, 9 zjarre ishin ende aktive. Dy zjarre janë në komunën e Prilepit, një në fshatin Krushevicë dhe një në fshatin Lopaticë. Po ashtu, një zjarr është aktiv në komunën e Demir Hisarit, ndërmjet fshatrave Rastojcë dhe Koçishtë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave një zjarr tjetër është aktiv në komunën e Novo Sellës, në malet e Ograzhden, afër fshatit Sushicë. Po ashtu, ka zjarr në komunën e Gjevgjelisë, në fshatin Kovanec, dhe në Ohër, në fshatin Soshani në Debërcë.

Në komunën e Çashkës, ka zjarr mes fshatrave Teovo dhe Plevenje, ndërsa në Saraj dhe Zhelinë ka gjithashtu zjarre aktive. Zjarri i fundit është në komunën e Tetovës, mbi fshatin Veshallë në Malin Sharr, shkruan Alsat-M.

QMK ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura dhe i bën thirrje fermerëve të mos djegin kashtën dhe blegtorëve të mos djegin kullotat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume