Më datë 28.02.2025, në ora 21:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrethrrotullimin nga rruga ,,Jane Sandanski” me rrugën ,,Gjoce Stojçeski” një veturë ka goditur një këmbësorë të mitur nga fshati Shemshovë e Tetovës, pas së cilës shoferi me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip inspektues nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume