MPB njofton se me 16.03.2025, rreth orës 19:00, në Delçevë, policia arrestoi O.J. (47) nga fshati Stajkovcë, Shkup. Gjatë një kontrolli rrugor, ai u ndalua nga policia dhe pas verifikimeve rezultoi se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me një nivel prej 1.88 promilë në gjak.
Menjëherë pas konstatimit të gjendjes, ai u përjashtua nga trafiku dhe u ndalua në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”.