MPB ka njoftuar se me datë 21.03.2025, rreth orës 02:50, në rrugën rajonale Negotino-Gradsko, punonjësit e policisë nga Stacioni i Policisë për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovo kanë ndaluar T.J. (44 vjeç) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të automjetit “Renault Clio” me targa boshnjake, të cilin e drejtonte, janë gjetur pesë shtetas nga Egjipti, migrantë. Automjeti është konfiskuar dhe personi është mbajtur në stacionin e policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi e përshtatshme.