“Për dy minuta ma kanë marr djalin, ai e ka hetuar menjëherë, se ka pasur dhimbje e ka ndal vetë, por deri sa e qova unë ti jap pak ujë aty te çezma ta freskoj, djali më shkoj.”

Babai i të ndjerit Vedat Ademi rrëfen tmerrin që kanë përjetuar në Spitalin e Kumanovës. Amet Ademi thotë se nga terapia që i kanë dhënë, djali ka pasur reaksion të fortë alergjik dhe ka ndërruar jetë. Ata akoma pa u bërë 24 orë kthehen te spitali duke treguar se një gabim mjekësor i mbyti djalin në lule të rinisë. Ai tha se e çoi djalin në këmbë të veta për ta shëruar, ndërsa nga spitali e nxorën në arkivol.

Amet Ademi, Babai i të ndjerit (0009/3.50-4.20/
“A mundi të ta thotë djali ndonjë fjalë të fundit? Djali, fjalën e fundit ma tha: babi më mbytën! Qato mi ka thënë, babi më vranë. A për t’i pasur fajet ai që ka organizu, që i ka fut ato se motra medicinale s’dinë çfarë të jep. Ai doktori çfarë i ka dhënë i ka futur ato lëndë, terapitë. Cili doktor? Zoran Gjeorgjievski, ishet aty kujdestar.”

Ekipi i Tv21 hyri deri në ambientet e brendshme të spitalit ku ndodhi edhe fatkeqësia. Por nuk e gjetëm aty doktorin Gjeorgjievski. Atë e kontaktuam përmes telefonit, i cili na tha se nuk e ka parë librezën se është alergjik dhe se në dhënien e terapisë ka ndodhur një gabim mjekësor nga personeli..

Stand Up: Adnan Qaili, Gazetar (0.01-0.18)
“Ky është reparti kirurgjikal në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, praktikisht ne jemi ambulantën ditore ku jepen terapitë e pacientëve, të cilët vijnë. Fatkeqësisht kjo është dera ku ka ndodhur rasti dhe ka ndërruar jetë pacienti Vedat Ademi.”

Mesditë e së hënës ndodhi ajo që nuk duhej të ndodh tha drejtori Stefan Trajanovski. Sipas tij askush nuk do t’i ikë përgjegjësisë, por fillimisht pritet raporti i autopsisë nga Instituti i mjekësisë ligjore. Ndonëse në librezën e shëndetësisë ka shkruar se 32 vjeçi është alergjik nga analgetikët, terapia intravenoze me infuzion i është dhënë pikërisht me këtë substancë analgini që dyshohet se i solli edhe vdekjen klinike.

Stefan Trajanovski, Drejtor i Spitalit të Kumanovës (0021/3.25-3.42/4.49-5.02)
“Në orët e vona kur për herë të parë erdhi ishe një doktor kudjestar. Por, kur iu është aplikuar terapia, tjetër kolegë ka qenë në punë. Kur iu përkeqësua gjendja të ndjerit, ishte Zoran Gjeorgjievski? Po! Unë si drejtor mund të ju dëshmoj se pas përfundimit të procedurë hetimore askush nuk do të lirohet nga përgjegjësia, atë mund të ju vërtetoj! Atë e garantoj para opinionit, pas përfundimit të procedurës hetimore askush nuk do ti ikë përgjegjësisë.”

Familjarët pretendojnë se spitali ka dashur ta fsheh rastin duke e thirrur menjëherë shërbimin mortor, për ta dërguar në murg. Por, me insistim të prindërve rasti është denoncuar edhe në polici.

GRAFIKA – Sektori për punë të brendshme Kumanovë
“Me datë 17.03.2025 në ora 11.35 në Stacionin Policor të Kumanovës është marrë njoftim nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se në gjendje të rënduar shëndetësore në spital është sjellë V.A. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, ndërsa nga zyrtarët policorë është bërë kontrolli dhe intervistimi i të gjithë personelit mjekësor të pranishëm. Rasti është duke u zbardhur.”

Kërkuam përgjigje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga atje thonë se tani më kanë formuar komision të posaçëm, të cilët do të iniciojnë një kontroll të jashtëzakonshme nga Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor për të zbuluar lëshimet e mundshme nga personeli mjekësor, raport i cili do ti dorëzohet prokurorisë për hetim të mëtutjeshëm të rastit. Ndryshe varrimi i të ndjerit u bë sot në qytetin e Kumanovës!/TV21