Ky është Bulevardi Boris Kidric dhe ne do ta quajmë “Bulevardi i Vdekjes”.
Pse e qujamë Bulevardi i Vdekjes?
E para kjo rrugë nuk ndërtohet sipas planit gjeneral, por sipas ëndrrës së Bilall Kasamit dhe dëshirës së tij personale jo sipas mundësive që i jep kjo hapësirë dhe kjo rrugë.
Kjo rrugë ka pasur aq shumë gjelërbim dhe drunjë qindra vjeçarë sa që Bilall Kasami nuk u mendu dy herë i preu drunjtë dhe e rafshoi total gjelbrimin.
Sipas gazetarit të portalit TS, në terren shihet se rruga është nën nivelin e duhur dhe nga rruga për në trotuar është mbi 1 metër lartësi. Bulevardi Boris Kidriç nuk ka as kanalizim atmosferik, dhe gjatë muajti të dimrit dhe rreshjeve të shiut do të shndërrohet në një liqen artificial.
Portali TS, është munduar që të mësoj se kush e ka bindur Bilall Kasamin për një projekt të tillë, por askush nga komuna e Tetovës nuk jep detaje e as përgjigjen. TS mëson se sektori i komunikacionit në komunën e Tetovës kanë qenë kategorikisht kundër ndërtimit të këtij projekti, sepse nuk i plotëson asnjë kusht elementar për të qenë Bulevard.
Me ndërtimin e këtij Bulevardi, bizneset në këtë rrugë do të mbyllen sespe qytetarët, blersëit nuk do të kenë mundësi të kalojnë sepse trotuari është në mes të rrugës ndërsa trotuaret afër lokaleve janë ngushtuar dhe janë të pa mundur për të kaluar këmbësorët.
Ky Bulevard i ka zvigluar edhe parkingjet dhe nëse ambualnat duhet të kalojë një veturë tjetër nuk ka se si të jep hapësirë për të kaluar ambulanta apo zjarrfikësi.
Ky projekt i miratuar nga Bilall Kasami dhe që nuk ndërtohet sipas planit gjeneral dhe mundësive që i ka kjo rrugë, nga 400 mijë euro i ofruar është tenderuar me 200 mijë euro që hidhen dyshime për keqpërdorim të materialeve, hudhja e tamopnit dhe trashësia e asfaltit.
Portali TS, nesër këtë projekt të Bilall Kasami do ta çojë në Prokurori të Tetovës.
@tetovasot_official “Boris Kidriç” – “Bulevardi i Vdekjes” së Bilall Kasamit!#nevrijademi #TS #foryou #foryoupage #tetovasot #news