Kjo nuk është një ndërhyrje estetike, por pjesë përbërëse e trajtimit të pacientëve me kancer gjiri, tha drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Deri në 150 pacientë me kancer të gjirit do të mund t’i nënshtrohen operacioneve rikonstruktive çdo vit me shpenzimet e Fondit për sigurim shëndetësor, njoftoi Sasho Klekovski.

Operacionet do të kryhen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në kuadër të buxhetit të përbashkët me Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

– Vendosja e këtij shërbimi në një buxhet të kushtëzuar do të parandalojë zhvendosjen e përgjegjësisë. Do të mundësojë pagesën direkte sipas nevojave të pacientëve. Kjo nuk është ndërhyrje estetike, por pjesë përbërëse e trajtimit të pacientëve me kancer të gjirit – tha Klekovski.