Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Aleanca për Shqiptarët

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume