Më 23.03.2025 rreth orës 19.45 në SPB Shkup u denoncua se ishte djegur një shtëpi në territorin e Shuto Orizarës, në pronësi të R.B.(57) dhe А.B.(53), të dy nga Shkupi, të cilët momentalisht ndodhen jashtë shtetit. Në vendngjarje u gjet Е.D.(51) nga Gostivari, i cili u privua nga liria dhe u shoqërua në stacion policor. Zjarri ishte shuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume