6 mars 2025, Shkup – Sot, Ministria e Financave ka transferuar transhenë e parë prej 10.4 milionë eurove të mjeteve të destinuara për përkrahjenn e kompanive vendore nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore.

Transferimi është realizuar me kërkesë të Bankës Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve dhe pas miratimit të projekteve nga bankat afariste.

Në buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro mjete për përkrahjen e kompanive vendase, të cilat do ta stimulojnë zbatimin e një cikli të ri investimesh në sektorin privat, i cili do të ndikojë në stimulimin e aktivitetit ekonomik.

“Presim që kompanitë t’i identifikojnë kushtet e favorshme që kemi siguruar me këtë linjë kreditore dhe mjetet e planifikuara të shfrytëzohen plotësisht. Ky do të jetë stimulim i fuqishëm për ekonominë vendase dhe përkrahje, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet më pak të favorshme në suaza globale”, ka shkruar ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në profilin e saj në Facebook.

Ajo shton se Ministria e Financave dhe Qeveria vijojnë të jenë partnerë të përkushtuar ndaj sektorit të biznesit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume