Diskotekat/ Miteva: Tre nga 12 objektet me licencë të vlefshme nuk i plotësojnë kushtet për punë, 9 të tjerat po hetohet

Tri nga dymbëdhjetë objektet që ishin shpallur të kenë licencë aktive për punë nuk i plotësojnë kushtet elementare për punë, njoftoi në konferencën e sotme zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Siç tha ajo, për nëntë të tjerët po kontrollohet dokumentacioni.
“Nga inspektimi i djeshëm i 12 objekteve me licencë aktive të vlefshme, është konstatuar se tre prej tyre nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike, por ende kanë licencë aktive për kryerjen e veprimtarisë. Për nëntë të tjerat ende po kontrollohet dokumentacioni”, tha Miteva.
Zëdhënësja shtoi se pas konstatimit të situatës do të dërgohet kërkesa në Ministrinë e Ekonomisë për heqje të licencës, ndalim të kryerjes së veprimtarisë dhe do të merren të gjitha dispozitat penale të mundshme sipas ligjit.