Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi familjare në Kumanovë, njoftoi sonte SPB Kumanovë.

Siç njoftoi policia, sot në ora 20:23 në SPB Kumanovë është raportuar se nga shpërthimi i bombolës së gazit në një shtëpi në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë ka rënë zjarr.

“Nga shpërthimi ka ndërruar jetë pronari L.D (60) nga Kumanova. Një mjek ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar”, njofton SPB Kumanovë.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2020, 3 fëmijë dhe një 60 vjeçar humbën jetën, ndërkaq 6 persona të tjerë morën lëndime të rënda në fshatin Rramanli të Kumanovës, pikërisht nga sjpërthimi i një bombole gazi.