Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot ka zhvilluar një shkëmbim me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot, lidhur me tragjeginë e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona.

Ministri Prévot shprehu ngushëllime të sinqerta dhe theksoi angazhimin e Belgjikës për të ndihmuar në tejkalimin e situatës, duke nënvizuar se ekipet e intervenimit të shpejtë B-FAST, përfshirë personel mjekësor, tashmë kanë mbërritur në Shkup për të ofruar mbështetje.

Zëvendëskryeministri Fetai, në përgjigjen e tij, falënderoi Belgjikën dhe Bashkimin Evropian për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme, duke theksuar se në momente të tilla është e rëndësishme të mund të mbështetemi tek miqtë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kjo tragjedi ka ekspozuar probleme serioze në sistem, të cilat kërkojnë masa të menjëhershme dhe të guximshme, një diskutim serioz, që tashmë është në rend dite në mbledhjen e sotme të Qeverisë.