Tragjedia që tronditi vendin nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke theksuar se është lëkundur besimi në institucionet dhe se qytetarët e meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë, apeloi që organet e hetuesisë dhe prokurorisë rregullisht ta informojnë opinionin për ecurinë e hetimeve.

Jemi një shoqëri e plagosur sot, besimi te institucionet është dëmtuar rëndë. Nëse duam ta kthejmë atë, duhet të bëjmë një hetim të plotë, transparent dhe objektiv. Askush nuk duhet të kursehet – as zyrtarët apo punonjësit aktualë, as ish. Kjo nuk është çështje politike, por çështje e së vërtetës dhe e drejtësisë. Nuk duhet të mbetet as hija më e vogël e dyshimit. Nëse ka edhe treguesin më të vogël se dikush po mbron veten, do të jetë një goditje për të gjithë shoqërinë”, deklaroi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.