Në datën 24.03.2025, rreth orës 19:30, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe bazuar në informacione të marra paraprakisht, policia ka gjetur gjashtë persona migrantë që ishin mbajtur me forcë dhe kërcënime në një objekt në fshatin Studeniçani, afër Shkupit. Ky objekt i përkiste M.SH. (50) nga Studeniçani.

Në lidhje me ngjarjen, për dyshimin se ata kanë kryer një vepër penale sipas nenit 418b të Kodit Penal, janë arrestuar pronari i objektit M.SH., dhe persona të tjerë: K.SH. (25), U.SH. (26) dhe A.SH. (59), të gjithë nga Studeniçani, si dhe B.B. (28), A.B. (55) dhe A.B. (32), të gjithë nga Shkupi.

Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim adekuat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume