Policia e Kosovës ka gjetur të djegur në rrugën “Pal Malushi” në Hajvali veturën me të cilën po udhëtonin grabitësit e armatosur, të cilët plagosën shoferin e një veture që po barte para për kompaninë “Besa Security”.

Burime të gazetës online Reporteri.net thonë se grabitësit e maskuar dhe armatosur me armë të gjata, pasi e dogjën veturën me të cilin po udhëtonin, u larguan në drejtim të Gjilanit me një veturë tjetër me ngjyrë të kuqe.

LEXO EDHE:
Pas Osmanit, Sorensen shkon në takim te Kurti
Një 42 vjeçar nga Vushtria mbeti i plagosur në këtë rast. Ai sipas burimeve të gazetës Reporteri.net, ka marrë dy plumba në shpinë.

I plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK.