Në SPB Veles mbrëmë është raportuar se në orën 19:45, në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Veles, është sjellë pa shenja jete një fëmijë gjashtëvjeçar nga Gradsko, i cili kishte probleme shëndetësore.
Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa këqyrjen e vendit e ka kryer një ekip hetimor nga SPB Veles, njoftojnë pasdite nga SPB Veles.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume