Presidenti amerikan Donald Trump aktualisht nuk është i interesuar të rinegociojë ose të rinovojë marrëveshjen për mineralet me Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Reuters.

Sipas tij, delegacioni i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky filloi të “lutet” që marrëveshja të nënshkruhej menjëherë pasi morën urdhër të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi midis Trumpit dhe Zelenskyt kaloi në një atmosferë të tensionuar, me ndërhyrje të herëpashershme mes dy liderëve.

Në fillim të takimit, Zelensky i tregoi Trumpit fotografi të krimeve të luftës dhe shtoi se besonte se presidenti amerikan ishte në anën e Ukrainës.

Megjithatë, Zelensky e la Shtëpinë e Bardhë pas një “debati të ashpër” me Trumpin dhe nënpresidentin amerikan J.D. Vance.

Trump postoi në platformën e tij Truth Social se Zelensky “tregoi mosrespekt” ndaj Shteteve të Bashkuara në Zyrën Ovale.