Heshtja mbizotëroi sot edhe sheshin e Shkupit. Qytetarë të shumtë, ndezin qirinj dhe luten për nderë të viktimave të cilët humben jetën tragjikisht në Koçani, shkruan Alsat.

Kurrë të mos përsëritët kjo që ndodhi më 16 mars, ndërsa përgjegjësi dhe drejtësi patjetër që duhet të ketë thonë qytetarët e anketuar sot.

“Momente të vështira për Maqedoninë. Nuk mund të komentoj asgjë. E dhimbshme dhe humbje e madhe”, tha një qytetar.

“Maqedoninë dhe Koçani përjetojnë momente të vështira. U shuan jetë të reja dhe shpresoj që të mos përsëritët më kurrë. Janë momente të vështira për të gjithë ne por shpresoj që sistemi të filloje të funksionoje siç duhet dhe të vendoset sistem ku nuk do të përsëriten më gjëra të paligjshme e sidomos korrupsioni dhe krimi”, u shpreh Latifa Shikovska – ish deputete MK.

“Zoti i faltë, është e dhimbshme, nuk ka fjalë. Cila është porosia juaj? Të mos ndodhë askund në botë dhe tek ne”, theksoi një qytetare.

Përveç sheshit të Shkupit, në të gjitha qendrat e qyteteve tjera të vendit, qytetarët ndezin qirinj dhe shkruajnë fjalë nderimi në librin e zisë për viktimat e tragjedisë së Koçanit.

Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie për nderë të viktimave./ Alsat.mk