Qendrat e trajtimit të djegieve në qytetet holandeze Groningen, Bevervajk dhe Roterdam po përgatiten të presin dhe trajtojnë viktimat nga zjarri në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut, deklaroi një zëdhënës i fondacionit holandez për trajtimin e djegieve për shërbimin publik NOS.

“Nuk dihet ende nëse ndonjë nga të plagosurit do të transportohet në Holandë për mjekim”, deklaroi zëdhënësi, transmeton NL Tajms.

“Për momentin po vlerësohet pesha e djegieve, ndërsa pastaj Asociacioni Evropian për Trajtimin e Djegieve do të vendosë nëse disa nga pacientët do të mjekohen në Holandë”, sqaroi përfaqësuesi.

Gjithashtu, po vijojnë bisedimet rreth mundësisë që mjekë dhe infermierë holandezë udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar, deklaroi Pol van Zujlen, kirurg plastik dhe drejtor i qendrës së djegieve në Bevervajk, për RLT Nieuws.

Sipas tij, ende nuk ka shumë informacione për gjendjen e viktimave, por pret lëndime serioze.

“Fakti që tashmë janë gjithsej 60 të vdekur flet mjaftueshëm. Kjo duhet të ketë pasur një ndikim të madh edhe ndaj të lënduarve të tjerë”, potencoi kirurgu.