Në datën 19.03.2025, rreth orës 09:32, në Sektorin për Punë të Brendshme Shtil u raportua se një i burgosur në Burgun e Shtipit ka sulmuar një oficer policie, pasi ky i fundit kishte dhënë urdhër për t’i konfiskuar telefonin. Sulmi ka ndodhur pas një urdhri të lëshuar për të konfiskuar telefonin e të burgosurit, që është kundërshtuar prej tij. Polici i sulmuar ka shkuar në Sektorin për Punë të Brendshme dhe ka raportuar për veprën penale të ndodhur, që është trajtuar sipas nenit 144, paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas raportit, të njëjtën ditë rreth orës 09:00, raportuesi(policm burgu) derisa ishte në vendin e tij të punës në Burgun e Shtipit së bashku me zyrtarë të tjerë të policisë së burgut, pasi kishte urdhëruar një të dënuar që t’ia dorëzonte celularin, është sulmuar verbalisht nga i dënuari me kërcënime për jetën e tij dhe jetën e familjes.

Më pas, i dënuari me një gotë qelqi e ka goditur denoncuesin në kokë, duke i shkaktuar lëndim trupor – prerje. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Shtip dhe po punohet për zbardhjen e rastit.