Gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit që mbeti i plagosur në grabitjen e armatosur te “Albi Mall” në Veterrnik, është e rëndë.

Naser Syla, Shefi Emergjencës në QKUK ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net, se i njëjti ndodhet në sallën e operimit aktualisht.

“Gjendja është e rëndë. Aktualisht është në sallën e operacionit”, ka thënë shkurt Syla për Reporteri.net.

42-vjeçari që siç raportoi Gazeta Online Reporteri.net është nga Vushtrria, dhe po drejtonte një furgon të kompanisë “Besa Security”, kur dhe u qëllua në drejtim të tij nga katër persona të maskuar dhe të armatosur që cak dyshohet se kishin grabitjen e parave që po i barte pjesëtari i sigurimit që po drejtonte edhe automjetin e sulmuar.

I plagosuri ka marrë dy plagë në shpinë, morri vesh gazeta online Reporteri.net.