SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër S.T.(61) nga Ohri, ish-drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik-Ohër, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Në vitin 2023 dhe 2024 ka ndërmarrë veprime zyrtare duke punësuar individë me kontratë për punë, pa marrë pëlqimin financiar nga Ministria e Financave, të cilëve u janë paguar rregullisht të ardhurat, duke tejkaluar kështu kufijtë e autoritetit të tij zyrtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume