Kontroll të plotë të objekteve me licenca, por edhe i atyre objekteve që përdoren si diskoteka dhe klube

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski informoi se pas zjarrit që shpërtheu në diskotekën në Koçan, ekipet e MPB-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut sot veprojnë në disa lokacione, ndërsa në kuadër të kontrollit nuk janë përfshirë vetëm objektet me licencë formale, por në ditët në vijim lëndë e kontrollit të plotë që përdoren si diskoteka, kabare dhe klube.
“Të përfshirë në këtë kontroll nuk janë vetëm objektet që kanë licencë formale, të vlefshme apo të pavlefshme, do të shohim më vonë në procedurë, por edhe të gjitha ato objekte që shfrytëzohen si diskoteka, kabare, klube, të cilat do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë në ditët në vijim, konform konkluzionit të Qeverisë”, tha Toshkovski në konferencën e sotme për shtyp.
Ai tregoi se është duke u bërë një inspektim për të përcaktuar nëse janë plotësuar të gjitha parakushtet e nevojshme për funksionimin e tyre. Megjithatë, siç tha, konstatimi i të gjitha atyre fakteve që janë të rëndësishme nga aspekti i mbrojtjes nga zjarri është në kompetencë të institucioneve të tjera.