Në ditët më të tmerrshme të historisë më të re të Maqedonisë, kur po përjetojmë dhimbjen më të madhe kolektive si komb – në këto ditë zie reagojmë dhe dënojmë përpjekjet çnjerëzore dhe të turpshme të partisë në pushtet DPMNE për të organizuar linçim publik kundër një të riu, duke shfrytëzuar media pro-qeveritare – Alfa, Kurir, Lider, Republika e të ngjashme, thuhet në reagimin e partisë “E Majta”.

“Levica” thotë se pa kufij etik, anëtari i tyre I ri, student i Fakultetit Filozofik në Shkup, Kiril Mitanovski, etiketohet se “nxit ndarje mes studentëve”, “organizon protesta studentore dhe është lideri i tyre”, është “nekrofil” me tone që duhet të shkaktojnë histeri tek lexuesit.

“Levica” ashpër dënon këtë sjellje të autoriteteve që pa fije turpi duan ta demonizojnë indinjatën dhe dhimbjen e të rinjve ndaj sistemit që po na merr aq shumë të afërm dhe bashkëqytetarë, duke I dhënë konotacion partaik. Do t`i ndarmarrim të gjitha masat juridike që t`i mbrojmë qytetarët e pafajshëm nga agjenda politike e partisë në pushtet, që dëshiron të shpif dhe linçojë të rinj” – thuhet në reagimin e “Levicës”.

“E Majta” I ka bërë thirrje Agjencisë së Mediave që të reagojë në afat sa më të shkurtër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume