LSDM-ja ka reaguar sërish për tenderin e parkingut në kate në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Nga pozita maqedonase kërkojnë që urgjentisht të publikohet shpallja e tenderit për ndërtimin e parkingut, si dhe transparencë të plotë nëse marrëveshja me kompaninë “Gjoka Construction” është përgatitur paraprakisht.

“Nuk është e qartë se kush gënjen më shumë Mickoski apo Taravari. Deklaratat e tyre për dhënien në menaxhim të parkingut tek ‘Gjoka Construction’, ku 99 për qind e fitimit do t’i shkojë një kompanie shqiptare dhe vetëm 1 për qind do t’i mbetet shtetit, janë kontradiktore dhe tregojnë qartë se pas kësaj fshihet një marrëveshje e dyshimtë”.

“Si ka mundësi që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, të pretendojë se kontrata me kompaninë do të zgjasë 7-8 vjet aq sa Qendra Klinike do të jetë aty, kur para disa javësh Qeveria konfirmoi se nuk do të ndërtohet qendra e re klinike. Kjo do të thotë se Qendra Klinike do të mbetet në të njëjtin vend”, reagon LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume