Opozitarja LSDM ka kërkuar sërish shkarkimin e ministres së Financave, Gordana Koçoska.

“Ofendimet dhe diskriminimi i Gordana Koçoskës ndaj deputetes Petrovska dhe gjithë grave nuk guxon të bëhen temë e mbyllur”, reagojnë nga LSDM.

Sipas socialdemokratëve, një Ministre që ofendon, diskriminon dhe shkel mbi dinjitetin njerëzor nuk guxon të jetë pjesë e Qeverisë.

“Kërkojmë që Mickoski menjëherë ta shkarkojë Koçoskën. Ajo ka shkelur së paku 9 nene të Kodit Etik të Ministrave. Shkarkimi i saj është akt drejtësie, akt respekti ndaj çdo gruaje që ka qenë viktimë e diskriminimit. Tani, Mickoski, ti e ke radhën.Do të tregosh guximin për ta shkarkuar Koçoskën? Do të qëndrosh pas vlerave morale ose do të vazhdosh ta mbrosh? A premtoje se secili funksionar që do të gabojë, do të bart përgjegjësi. Trego me vepra ose shkele fjalën edhe një herë. E turpshme është edhe heshtja e Presidentes Gordana Siljanovska. Përse nuk reagon ndaj këtyre ofendimeve dhe diskriminimeve?”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume