Mickoski pas takimit me Stojanoskin dhe Durmishin: Nesër fillon kontrolli në terren i të gjithë subjekteve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot zhvilloi takim koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojanoski, dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ku u diskutua për veprimet e deritanishme të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse dhe analiza e detajuar për të gjithë subjektet e regjistruara si kabare, diskoteka, klube nate etj.
Gjithashtu, ju informojmë se gjatë ditës së nesërme do të fillojë kontrolli në terren i të gjithë subjekteve, pas së cilit do të dalim me informacione të detajuara.