Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski, pritën në takim përfaqësuesit e Maqedonisë në hendboll, të cilët garuan në Kampionatin botëror të hendbollit të mbajtur në Republikën e Kroacisë. Kryeministri Mickoski i përgëzoi për frymën luftarake, sakrificën dhe përfaqësimin e Maqedonisë në këtë garë prestigjioze.

“Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal, dua të përgëzoj sinqerisht hendbollistet tanë për paraqitjen e tyre të shkëlqyer dhe për krenarinë që na sollën me lojën e tyre të guximshme në Kroaci! Ju keni treguar edhe një herë se me frymën luftarake, përkushtimin dhe bashkimin mund t’i shtyjmë kufijtë e mundësive dhe ta paraqesim Maqedoninë në dritën më të mirë.

Për këtë qëllim, Qeveria ka marrë vendim që t’i shpërblejë hendbollistët me bonus në vlerë prej 3 milionë denarë, si rezultat i paraqitjes dhe sakrificës dinjitoze të sportistëve maqedonas në Kroaci.

“Çdo ndeshje e juaja ishte dëshmi e forcës së frymës sportive maqedonase”. Lufta në fushë, zemrën që latë për fanellën tonë dhe mbështetjen që keni marrë nga tifozët maqedonas janë shembull i vërtetë se çfarë do të thotë dashuri për atdheun”, theksoi para hendbollistëve theksoi Kryeministri Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume