Ministria e Shëndetësisë informon për gjendjen e pacientëve në institucionet shëndetësore brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e vendosura për raportimin e situatës aktuale. Theksojmë se të gjithë pacientët janë duke marrë kujdes të përshtatshëm dhe trajtim mjekësor 24-orësh në vend dhe në qendrat e specializuara mjekësore jashtë shtetit. Nga gjithsej 178 të lënduar, aktualisht: • 64 pacientë po trajtohen në institucionet publike shëndetësore brenda vendit, në gjendje relativisht të qëndrueshme. • 13 pacientë po marrin trajtim në institucione shëndetësore private. • 101 pacientë po trajtohen në qendra mjekësore jashtë vendit. Situata e pacientëve jashtë vendit
• Austri: Nga 6 pacientët që ishin në terapi intensive, 1 pacient është transferuar në repart, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
• Lituani: 4 pacientë vazhdojnë të jenë në terapi intensive dhe janë në gjendje të qëndrueshme për momentin.
• Serbi: Nga gjithsej 30 pacientë, 11 janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë të qëndrueshëm.
• Bullgari: 15 pacientë janë të shtruar, prej të cilëve 7 janë të intubuar dhe 6 të operuar, me parametra të qëndrueshëm. Dy pacientë kanë nisur të lëvizin që nga sot.
• Slloveni: Në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës janë të shtruar 2 pacientë në gjendje të rëndë, por me përmirësim të lehtë nga dita e djeshme.
• Greqi: Nga 12 pacientë, 2 janë në gjendje kritike, por të qëndrueshme, ndërsa 3 janë operuar. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur pacientë të rinj në Athinë, të cilët janë të shtruar dhe nën vëzhgim.
• Belgjikë & Itali: Nga 4 pacientë të shtruar në secilin vend, të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme.
• Kroaci: 2 pacientë janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, ndërsa për 3 pacientë të sapombërritur po kryhen ekzaminime shtesë.
• Poloni: 2 pacientë janë në trajtim, njëri është ekstubuar, ndërsa tjetri mbetet në terapi intensive.
• Suedi: Po bëhen përgatitje për transportin e 2 pacientëve të tjerë sot.
Falënderim për stafet mjekësore Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për ekipet mjekësore nga jashtë vendit, të cilët me ekspertizën e tyre profesionale, së bashku me punonjësit tanë shëndetësorë, po kujdesen me përkushtim për pacientët e lënduar në institucionet tona shëndetësore. Falënderojmë gjithashtu të gjitha kompanitë me përgjegjësi shoqërore për mbështetjen e tyre