Tragjedia e Koçanit ku humben jetën 59 të rinjë nesër do të varrosen me nderime shtetërore.
Shumica e viktimave janë nga Koçani, e disa nga Shtipi dy nga Shkupi e disa nga qytete tjera.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se transportimi i trupave të pajetë do të bëhet në koordinim me familjet, nëse duan t’i transportojnë privatisht apo me organizim të shtetit.
“Unë kam informatë se në mjekësinë ligjore kanë mbaruar të gjitha autopsitë dhe besoj se në mënyrë si kanë kërkuar familjet e atyre që kanë të vdekur nga ky rast, privat apo do të ketë organizim prej shtetit në bazë të koordinimit me ato, ashtu do të veprojmë”, tha Arben Taravari – Ministër i Shëndetësisë.
Vlen të thekësohet se përpos se në Koçan, varrimi do të bëhet edhe në Shtip, Vinicë, Zërnoc, Makedonska Kamenicë, Çeshinovë- Obleshevë, Probishtip dhe në Shkup. Varrimi pritet të bëhet me nderimet më të larta shtetërore.