Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas ceremonisë së Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Në një postim në Facebook, ajo ka kujtuar familjen Jashari, në përvjetorin e rënies së tyre.

“Marsi në Kosovë nuk është thjesht një muaj në kalendar – por një kujtesë e përhershme e sakrificës, e heroizmit dhe e vendosmërisë së popullit tonë për liri”.

“Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë heronjve të UÇK-së!”, ka thënë Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume