Papa Françesku, ka reaguar nga spitali Agostino Gemelli në Romë, ku ndodhet i shtruar që prej 14 shkurtit për shkak të pneumonisë së dyfishtë, për luftërat dhe dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Papa Françesku në letrën e tij drejtuar gazetës Corriere della Sera, i referohet domosdoshmërisë që të mbizotërojë paqja dhe çarmatimi.

“Ka shumë nevojë për reflektim. Lufta shkatërron shoqëritë dhe mjedisin tonë, pa ofruar zgjidhje për konfliktet. Diplomacia dhe organizatat ndërkombëtare kanë nevojë për mbështetje dhe besueshmëri të re. Fetë, gjithashtu, mund të mbështeten në shpirtëroren e popujve për të ringjallur dëshirën për vëllazëri dhe drejtësi, shpresën për paqe”, shton Papa.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume