Të mërkurën, më 18 nëntor 2026, janë paralajmëruar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në tri vendbanime të rajonit të Tetovës.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zgjasin nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërsa do të përfshijnë këto lokacione:

– Bogovinë: Një pjesë e fshatit do të mbetet pa energji elektrike.
– Reçicë e Vogël: Ndërprerja do të përfshijë një pjesë të rrugës „146“.
– Stençe (Komuna e Bërvenicës): Pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pjesa në fund të fshatit.

Qytetarët që jetojnë në këto zona këshillohen të kenë parasysh ndërprerjen e paralajmëruar dhe të marrin masat e nevojshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume