Në Bansjkë të Zveçanit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër është gjetur dhe sekuestruar një pushkë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, u sekuestruan një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion e çantë ushtrie, shkruan Klankosova.tv

“Bajskë, Zveçan 14.03.2025 – 08:20. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume