Nga pozita e zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë” është shkarkuar Sasho Drango dhe në vend të tij është emëruar Aleksandar Shukovski, ekonomist nga Resnja.

Emërimin në postin e zv. drejtorit e ka bërë të ditur vetë Shukovski në profilin e tij në Facebook.

“Besimi i dhënë është obligim i madh, por edhe përgjegjësi, prandaj mund të premtoj se do të punoj shumë për ta arsyetuar besimin që më është dhënë”, ka shkruar Shukovski.

Ish-zëvendësdrejtori i “Rrugës së Maqedonisë” dhe kryetar i Sindikatës së Veteranëve në Demir Hisar, Sasho Drango, u bë i famshëm duke pozuar me krenari për një foto me një arush që e kishte vrarë në dhjetor të vitit 2024, njoftuan nga OJQ për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”.

Ariu është klasifikuar si një specie e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia, persekutimi ose ngacmimi i tij është rreptësisht i ndaluar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume