Prindër kontrolloni e kufizoni sjelljet e pahijshme dhe të papranueshme të fëmijëve tuaj për qëllime edukative

Ejup Berisha
Një pjesë e caktuar e rinisë shqiptare në Kosovë, në Maqedoni dhe në Shqipëri sillen si huligan e një
pjesë tjetër e tyre edhe si gangsterë të vërtete. Këta jo vetëm që sillen kështu por edhe veprojnë realishtë ngjashëm në jetën e përditshme. Të tillët në këto mënyra sillen jo vetëmse në raport me moshatarët e tyre por gjithashtu edhe në raport gjeneratat e tjera të njerëzve në shoqëri. Këta pra në raportet e tyre me njerëzit përdorin jotolerancë, arrogancë dhe injorancë të tepruar. Më tej ata gjithashtu përdorin metoda e mjete të dhunës që janë të papranuara dhe të ndaluara jo vetëmse me rregulla morale por edhe me ato juridike. Dhe si rezultat i këtyre çasjeve dhe sjelljeve të tyre të pashembullta të rinjtë sot gatise në çdo çast rrihen, dëmtohen, gjymtohen, vriten dhe priten mes vete dhe atë pa ju trembur aspak syri të njëjtëve. Kush i ka fajet për këtë gjendje të papranueshme apo për realitetin e keq dhe të trishtë që mbizoterojnë në ditët e sotme ndër ne. Një pjesë të vogël të fajit e kanë të rinjtë ndërsa pjesën më të madhe te fajit tjetër e bartin prindërit e tyre. Pra për veprimet e këqija dhe të papranueshme të fëmijëve përgjegjsinë më të madhe e kanë prindërit. Liria dhe barazia e tepërt i prish njerëzit kamë dëgjuar të thonë më herët njerëzit e mençur, të ditur dhe me përvojë. Sot në trojet tona
askush nuk e thotë më një gjë të tillë. Ne pra fatkeqsisht e kemi këtë gjendjen në të cilën fëmijëve u janë njohur liri dhe të drejta shumë të mëdha e të pakufizuara. Prandaj duhet ndërmarrë diçka me qëllim që tu kufizuohen pak këto liri dhe të drejta dhe atë për qëllime fisnke apo për ti edukuar e për ti mësuar këta se si të jetojnë në bazë të disa rregullave dhe parimeve të pranuara shoqërore dhe njerëzore. Misionin e edukimit dhe të të mësuarit se si të jetojnë mirë, sigurtë, qetë dhe drejtë fëmijët e kanë pjestarët më të moshuar të shoqërisë. Këta pra e kanë obligim moral, ligjor dhe fetar që ti edukojnë fëmijët e tyre apo dhe që ti aftësojnë të njejtët për jetë më të moralshme dhe më të dinjitetshme. Nuk dua të themë që ndaj fëmijëve duhet që të përdoren metoda e mjete dhune me qëllime diskriminuese por prindët duhet të ushtrojnë një lloj kontrolli të arsyeshëm e shtrëngim të lehtë ndaj pjestarëve të gjeneratave të reja të popullsisë. Me këto gjëra këta të fundit duhet të ndjejnë pak frike apo dhe ta njohin autoritetin e prindërve. Këto gjëra do ti pengojnë dhe do ti kufizojnë të rinjtë që të bëjnë gjithcka që u teket të bëjnë apo dhe cfar duan të bëjnë vetë në shoqëri siç edhe po bëjnë sot këta individ në përditshmërinë tonë. Ka pra nevojë që kujdestarët e fëmijëve ti vetëdijsojnë dhe ti udhëzojne të njëjtët në rrugë të duhur dhe të drejte. Këto përpjekje dhe aktivitete do tu mundësojnë prindërve që fëmijët e tyre ti kenë shëndoshë, rehat dhe të rrethuar me respekt e dashuri, veprime që gjithashtu do tu mundësojnë siguri, qetësi dhe jetë më të gjatë e pa brenga jo vetëm fëmijë
ve por të gjithë njerëzve. Prandaj prindërit duhet ta ushtrojnë si duhet rolin e kujdestarit e jo vetëm te shprehin emocione dhe dashuri të stërtepruar në raport me fëmijët. Raportet dhe sjelljet e përmendura më lartë në këtë shkrim do të mundësonin që veprimet e prindërve në raport me fëmijet të mundësojnë që këta të jetojnë të mbrojtur nga sfidat dhe rreziqet e mëdha e të shumta me të cilat momentalisht ballafaqohen por edhe me ato që do të ballafaqohen në të ardhmen fëmijët. Po të kishin vepruar kështu pjestarët e rritur me fëmijët gjatë viteve të fundit besoj që
disa të rinjë që janë vrarë gjatë kësaj periudhe kohore këtu te ne do te ishin akoma gjallë në mesin e familjarëve të tyre, kështuqë edhe këta të fundit do të jetonin pa mërzi, pa brenga e halle apo të njejtët nuk do ti kaplonte zija e përhershme si rezultat i tragjedive të rënda që
u kanë ndodhur në jetë. Kjo vlen edhe për familjen e te riut 19 vjeçar që është vrarë para dy ditëve në Vushtrri të RKS-së. Prandaj nëse prindët i shtojnë kujdesin dhe kontrollet ndaj fëmijëve të tyre kjo nuk e zbehë e as nuk e cenon aspak dashurine e tyre ndaj fëmijëve por përkundrazi akoma më shumë e shton atë në raport me ta. Dhe për fund nëse të rinjtë nuk vëzhgohen dhe nuk kontrollohen nga prindët shumë lehtë dhe pa hamendje këta mund të bëhen autor të krimeve të shumta e të rënda ku viktima do të mund të jenë të gjithë në shoqëri.